Klubi shqiptar bën çudinë në merkato, kërkon huazimin e Gripshit vetëm për ndeshjet e Europës

UEFA ka hedhur shortin dhe ekipet shqiptare janë njohur me kundërshtarët e tyre në arenën Europiane, ku nuk dëshirojnë të jenë thjesht turisitë për të synojnë të kalojnë sa më shumë ture. Për këtë arsye kanë nisur edhe përforcimet e para për të krijuar një grup sa më konkurues.

Por Llapi mendon të bëjë çudinë në merkato, teksa sipas gazetës “Sheshi” do të marrë Nazmi Gripshin dhe Edvin Kuc në formë huazimi nga Ballkani. E nëse jemi mësuar që huazimet të zgjasin për të paktën një gjysmë sezoni, në Kosovë kanë një tjetër strategji, duke kërkuar që Gripshi të jetë pjesë e Llapit vetëm për ndeshjet kualifikuese në Ligën e Konferencës.

Më pas si ish-lojtari i Skënderbeu, ashtu edhe Kuc do të kthehen përsëri në radhët e Ballkanit për të nisur sezonin e ri të futbollit në elitën e Kosovës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online