Spaleti mendon për merkaton e Napolit, presidenti i Empolit: Erdhi për të parë një ndeshje, nuk e di nëse do Bajramin apo Parisin

Empoli ka siguruar kthimin në elitën e futbollit italian si kampione e Serie B, ku një kontribut të madh ka dhënë edhe Nedim Bajrami. Së bashku me Parisin, lojtari shqiptar është kthyer në qendër të vëmendjes edhe sa i përket merkatos, duke u lidhur me skuadra të tjera për sezonin e ardhshëm. Një prej tyre është edhe Napoli, ndërsa vetë presidenti i Empolit konfirmon për mikrofonin e ‘Radio Goal’, transmetuar në frekuencat e “Radio Kiss Kiss Napoli“ se Spaleti ka ardhur për të ndjekur nga afër një ndeshje të skuadrës së tij, por në fund nuk e di nëse objektivi ka qenë Parisi apo Bajrami.

“Spaleti? Unë e di që ai erdhi për të parë një ndeshje, por nuk e di nëse ai është i interesuar për Parisin apo Bajramim. Jam i lumtur që ai është trajneri i Napolit. Parisi? Ai do të jetë protagonist me Empolin vitin e ardhshëm, shpresojmë. Atëherë është e drejtë që ai e konsideron Empolin një fazë kalimi për të shkuar në një ekip të rëndësishëm, por së pari ai duhet të bëjë një sezon në A me ne në rrugën e tij”, ka thënë Fabricio Korsi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online