Klubi i parë nuk e harron, Murinjo refuzon… për momentin

Zhoze Murinjo po shijon pushimet e parakohshme pas shkarkimit nga stoli i Mançester Junajtid gjatë muajit dhjetor. Për portugezin e famshëm u fol për një interesim të Florentino Perez dhe një rikthim tek ekipi i Realit të Madridit, por vetëm kaq.

Megjithatë, ai vazhdon të mbetet i preferuar për shumë klube dhe ka marrë ofertën e parë zyrtare. Siç raporton portugezja “A Bola”, Murinjo ka marrë një ofertë për të drejtuar Benfikën, klubin që drejtoi për 11 ndeshje në vitin 2000. Ai zëvendësoi në stol një emër të madh si Jup Hejnkes, ndërsa ndërrimi i presidencës i dha fund aventurës së Murinjos me Benfikën.

Murinjo gjatë kohës kur drejtonte Benfikën

Klubi i “Shqiponjave të Lisbonës” është në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Rui Vitoria dhe nuk e ka aspak problem të paguajë rrogën e lartë të “specialit”, por ky i fundit ka refuzuar me mirësjellje, të paktën për momentin.

Murinjo ka deklaruar se nuk ka ndërmend të rikthehet në vendlindje për momentin, duke lënë të hapur mundësinë për të biseduar përsëri në verë. Menaxheri i tij është Horge Mendesh, i cili ka një raport shumë të mirë me Luis Filipe Vieira, presidentin e Benfikës dhe një projekt ambicioz i Benfikës mund ta bëjë trajnerin të pranojë stolin e klubit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *