Klubet shumë fjalë e pak punë, vetëm një kërkesë zyrtare për të huajt

Të gjithë drejtuesit e klubeve shqiptare ankohen sa herë të shohin që numri i lojtarë të huaj të lejuar në një ndeshje futbolli në kampionat është shumë i vogël, por vetëm një drejtues klubi deri tani ka bërë një kërkesë zyrtare me shkrim që kjo gjë të ndryshojë. Për momentin klubet nuk kanë asnjë limit për numrin e të huajve që mund të federojnë, por vetëm 4 prej tyre mund të luajnë së bashku në kohë reale gjatë një ndeshje futbolli.

Teuta është i vetmi klub që ka dërguar një kërkesë për ndryshim të kësaj pike të rregulloreje, ndërsa të tjerët mesa duket do kujtohen për këtë ndryshim si gjithnjë kur kampionati të ketë nisur dhe teknikisht të jetë e pamundur të ndryshojë diçka. Një kërkesë jo zyrtare ka bërë dhe klubi i Flamurtarit, që do gjithashtu që edhe shqiptarët e Maqedonisë të mos konsiderohen të huaj, por meqenëse këto gjëra zgjidhen sipas burokracive, askush nuk e kupton se çfarë i kushton kujtdo që të nisë qoftë dhe një e-mail në sektorin e garave.

Komiteti Ekzekutiv do mblidhet së shpejti për të përcaktuar kalendarët dhe për të shqyrtuar ndryshimet në varësi dhe të interesave të klubeve, por nëse kërkesa nuk ka, atëherë çfarë pritet të ndryshojë? Çdo verë e njëjta histori, në dimër ankohen se rregullat e lojës nuk janë të duhurat, por sa vjen qershori, plazh dhe kafene për të mos prishur traditën e krijuar prej vitesh. Na pëlqen që gjërat t’i themi me gojë por mos t’i shkruajmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online