Garë e hapur për Shpendin, shtohet numri i skuadrave që kërkojnë sulmuesin shqiptar

Stiven Shpendi ka tërhequr mjaft interes në Itali. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me fanellën e Çezenës në sezonin që kaloi, duke shënuar plot 12 gola. Lojtari i Kombëtares U21 është gati të hedhë një hap përpara në karrierë.

Interesi për të është mjaft i lartë, teksa së fundmi është hapur gara edhe në Serinë B për kartonin e tij. Përpos Palermos, Ternanës dhe Breshias, në radhë është shtuar edhe Piza. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Shpendit për të ardhmen e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online