Liverpuli, aktualisht po bën një ndër sezonet e tij më të mirë, teksa udhëheq Premier Ligën pas 22 javësh të luajtura me katër pikë më shumë se Mançester Siti. Gjithsesi, pavarësisht formës së mirë të ekipit dhe alternativave që ka për gati çdo pozicion, Jurgen Klop kërkon që drejtuesit e kuq të futen në merkato.
Objektivi i “The Reds”, duket të jetë mesfushori i talentuar i Shalke 04, Ueston MekKeni. Amerikani po bën një sezon fantastik me blutë nga Gelsenkirsheni, ku ka spikatur jo pak, madje ka gjetur rrugën e golit dy herë. Për mesfushorin thuhet që Liverpuli ka bërë gati 20 milionë sterlina.
Gjithsesi, në rast të një refuzimi nga ana e ekipit gjerman, ekipi i kuq duket se do të tentojë të arrijë marrëveshjen për sezonin e ardhshëm, duke i ofruar lojtarit amerikan një parakontratë. 20-vjeçari është rritur me moshat e Shalke 04, ndërsa prej dy sezonesh aktivizohet me ekipin e parë.