Klop kujton finalen, Ramos i jep një përgjigje të egër

Para Superkupës së Europës, kundër Atletikos se Madridit sot në mbrëmje në Talin, mbrojtësi i Real Madridit Sergio Ramos ka folur për mediat, duke u ndalur edhe te Jyrgen Klop dhe Ronaldo, të cilët ditët e fundit kanë lëshuar deklarata që kanë ngacmuar jo pak Ramosin dhe Realin.

Klop i është kthyer sërish finales së Champions League dhe ka kujtuar episodet ku dëmtuan lojtarët e tij. Ramos i është përgjigjur: “Klop ankohet për stilin tim të lojës? Po mundohet të justifikojë humbjen, por nuk është finalja e parë që humbet. Nuk kisha asnjë qëllim të dëmtoja ndonjë lojtar të Liverpulit dhe as ndonjë tjetër në karrierën time.

“Disa prej nesh kanë vite që punojnë në nivele të larta, nuk jam i sigurt nëse Klop mund ta thotë këtë. Gjithsesi, ai mund të qëndrojë i qetë, votova atë kur zgjodha trajnerin më të mirë”.

Ditët e fundit Ronaldo deklaroi se Juventusi ishte ndryshe, i duket si një familje. Natyrisht, nuk mund të mos preken nga këto fjalë në Madrid dhe Ramos reagoi: “Nuk e di çka dashur të thotë, nëse e ka për skuadrën apo klubin. Di të them që ne kemi qenë gjithmonë si një familje vitet e fundit. Ai ka qenë çelësi i suksesit tonë, vetëm të bashkuar mund të fitohet. Në kemi bërë gjithçka që Kristiano të ndihet si pjesë e familjes me ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online