Klop gati për Champions: Jemi të uritur, me PSG përballje për mos u humbur

Champions League hap siparin sonte në mbrëmje dhe një nga sfidat më të bukura është ajo që do të zhvillohet në Anglis. Liverpuli pret PSG në një përballje spektakolare. Duel gjerman në pankina, ku Jurgen Klop i “The Reds” do të përballet me Tomas Tuhel të PSG.

Të dy klubet kanë si objektiv fitimin e Champions. Liverpuli ishte pranë arritjes së madhe në sezonin e kaluar, por dështuan në finale përballë Realit të Madridit. Jurgen Klop flet për ndeshjen dhe zbulon një detaj interesant sa i përket kësaj përballje.

“Kemi kryer një merkato të mirë. Ne e dinim se për çfarë përforcimesh kishim nevojë dhe arritëm të merrnim lojtarët që donim. Kompeticioni i ri është në prag dhe ne jemi më të uritur se kurrë. Mund t’iu them që do e ndiqja këtë sfidë më PSG, edhe nëse nuk do të isha trajner i Liverpulit dhe kjo është 100% e sigurtë”, përfundon trajneri gjerman.

Liverpuli ka bërë një nisje të mirë në kampionat duke fituar pesë ndeshjet e para. Diçka e tillë nuk ndodhte që nga viti 1990, kur “The Reds” fituan Premier Ligën për herë të fundit. Atmosfera në ekip është e shkëlqyer dhe Liverpuli dëshiron të fitojë Championsin dhe të rikthehet te fitimi i kampionatit, që mungon prej 28-vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online