Liverpuli u ndal pasditen e sotme në një barazim në “Old Traford” dhe tashmë diferenca me Mançester Sitin ka shkuar në vetëm një pikë tashmë. Pas ndeshjes, ka folur numri një i pankinës së “The Reds”, i cili ka pranuar se ekipi i tij nuk ishte në lartësinë e duhur dhe se dëmtimet e ulën shumë ritmin e lojës.
“Ishte një ndeshje e çuditshme. E nisëm me të vërtetë mirë. Më pas, të gjithë dëmtimet e pësuara e ulën ndjeshëm ritmin. Dëmtimi i Firminos ishte katastrofë për ne. Mançesteri luajti me një mesfushë komplet të re. E humbëm ritmin dhe nuk arritëm të riktheheshim në lojë. Ishte një ndeshje pa raste.
Në një kohë kur Mançester është një skuadër që mund të mundet, ne nuk arritëm ta mundnim. Nuk ishim mirë dhe fituam një pikë. Kemi një pikë më shumë dhe të mërkurën luajmë ndeshjen e ardhshme. Duhet të fokusohemi tek ajo ndeshje tani.”