Det dhe stërvitje individuale, “ish”-i i Partizanit pret ekipin e ri

Në janarin e vitit 2017, kur luante me Partizanin, Realdo Fili “çmendi” turqit. Oferta nga Boluspori nuk u konkretizua, sepse në atë kohë u përfol që të kuqtë pretendonin rreth 200 mijë euro për kartonin. Në harkun e një viti nga ajo ofertë, kryeqytetasit e larguan sulmuesin si të panevojshëm.

Në janarin e 2018-ës Fili u transferua te Kamza, ku ishte një prej protagonistëve të mbijetesës së skuadrës në Kategorinë Superiore. Fundi i sezonit shënoi edhe mbylljen e marrëveshjes me këtë skuadër, ndërsa tani 22-vjeçari është në pritje të një aventure të re.

Pushimet kanë zgjatur paksa më tepër nga sa mendohej. Aktualisht në plazh, ku vazhdon pushimet e verës, por pa e ndërprerë për asnjë moment stërvitjen. Shumë punë në aspektin individual, me program të specializuar dhe me sytë nga alternativat në merkato.


Klubet që e kërkojnë nuk mungojnë. Një sulmues me karakteristika si të Filit do i shërbente çdo klubi. Megjithatë, lojtari sheh më larg dhe kërkon një aventurë jashtë Shqipërisë. Me sytë nga deti, Fili ndihet gati!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online