Klop bën prapa-kthehu, Fabinjo bën debutimin si titullar në kupë

Pas pak do të nisë supersfida e vlefshme për “Carabao Cup”, midis Liverpulit dhe Çelsit. Një sfidë që vë përballë kryesuesit aktualë të Premier Ligë, gjithashtu dhe dy strategë në fushën e tjanimit, siç janë Jurgen Klop dhe Mauricio Sarri.

Pikërisht Jurgen Klop kishte deklaruar për mediat angleze se për Fabinjon duhej ende kohë për ta parë në formacionin titullar. Pavarësisht se “The Reds” sot luajnë më formacionin e dytë duket se Klop i ka besuar një fanellë titullari mesfushorit brazilian, ndryshe nga çfarë tekniku gjerman kishte thënë në media.

Liverpul dhe Çelsi do të masin forcat përsëri në fundjavë, në një duel akoma më të rëndësishëm, që vlen për Premier Ligë. Ndeshja e fundjavës do të zhvillohet ne “Stamford Bridge”. Gjithsesi fillimisht pritet me interes se kush skuadër do të shkojë më tej në kupën e Anglisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online