Klaivert tregon aventurën me Romën, dy objektiva për merkaton e klubit

Xhastin Klaivert u aktivizua disa minuta në miqësoren e mbrëmshme mes Holandës dhe Perusë, ndërsa mbas përfundimit të ndeshjes, ai ka folur për eksperiencën e re me Romën dhe vështirësitë e futbollit italian.

“Objektivi im është të bëhem një titullar i Romës në këtë sezon. Nuk pres të luaj në çdo ndeshje, por besoj se jam pjesë e planeve të trajnerit. Po mësoj shumë dhe po përpiqem të përshtatem me një stil tjetër futbolli nga ai që luaja me Ajaksin.

Nuk ndihem as një sulmues i parë, as një sulmues i dytë, por pak nga të dyja. Këtu po bëhem një futbollist më i kompletuar. Në stërvitjet me Ajaks shënoheshin nga 6 gola, ndërsa këtu shënohen vetëm dy. Kjo ndodh, sepse ka shumë ekuilibër dhe të gjithë duan të fitojnë.

Di Françesko preferon të më vendosë afër sulmuesit të parë. Duhet të jesh i fortë pa top dhe të nisesh me shpejtësi, sapo arrin ta marrësh atë. Po punoj shumë dhe arrij ta izoloj veten nga fjalët që qarkullojnë, sepse unë dua vetëm të luaj në fushën e blertë. Roma është një klub i mirë dhe luajmë dhe në Champions. Do të ishte diçka shumë e veçantë nëse do të përballesha me Ajaksin në këtë kompeticion”, përfundon 19-vjeçari i Romës.

Nga ana tjetër, klubi po punon për të piketuar lojtarët e duhur për merkaton e janarit. Dy janë objektivat e drejtorit sportiv, spanjollit Monki: Iago Maidana dhe Hektor Herrera.

I pari është 22 vjeç, brazilian, luan në rolin e mbrojtësit dhe aktivizohet me Atletiko Minieron. Maidana kushton 5 milionë euro, ndërsa mesfushori Herrera nuk ka rinovuar kontratën me Porton dhe Monki mund të nisë sulmin për shërbimet e 28-vjeçarit meksikan.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *