Java e Ernest Muçit, nderon Shqipërinë U19

Erjon Bogdani ka pasur mundësinë të shohë Shqipërinë U19 në fushë sot. Kuqezinjtë u përballën me Islandën dhe fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjës.

Një takim i vendosur vetëm në fund, kur ishte sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi, ai që shënoi dhe i dha fitoren Shqipërisë. I riu u aktivizua në pjesën e dytë dhe bëri atë që di: të shënojë. Fundjavën e shkuar, sulmuesi bardheblu realizoi golin e parë në kampionat të kryeqytetasve në humbjen 3-1 që pësuan ndaj Kukësin.

Për t’u rikthyer te të rinjtë kuqezi, ata do të përballen sërish me Islandën të hënën në stadiumin “Elbasan Arena”. Në tetor nisin kualifikueset e Europianit dhe trajnerit Bogdani i duhet të hartojë listën e lojtarëve që do të ftojë.

Shqipëri-Islandë 1-0
Shënues:
Muçi 92’

Shqipëria: Alia, Dragoshi, Kalaj, Isufi, Pëllumbi, Rama, Koci, Liço, Oshafi, Gavazaj, Halili. (U aktivizuan: Doda, Lakti, Gkertsos, Karrica, Nezha, Muçi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online