“Kërkoja apartamente 300 euro në muaj”! Rodriguez tregon jetën e vështirë përpara se të takonte Cristiano Ronaldo-n: Jetova në magazinë të vjetër…

Georgina Rodriguez është aktualisht një nga ndikueset dhe modelet më të famshme në botë në rrjetet sociale me më shumë se 50 milionë ndjekës në Instagram.

Ajo është gjithashtu një “ambasadore” e njohur për disa marka, madje një dokumentar për jetën e saj është filmuar në platformën e famshme të filmit Netflix.

E gjithë kjo iu mundësua vetëm pasi 29-vjeçarja filloi të dilte me Ronaldon në vitin 2016, ndërsa më parë ajo punonte si shitëse në dyqanin Gucci në Madrid.

Gjendja e saj financiare ishte aq e keqe sa ajo pranoi se “jetonte në një magazinë të vjetër”. Influencuesja spanjolle u zhyt në të kaluarën e saj në sezonin e dytë të dokumentarit “Soy Georgina”.

“Ardhja ime në Madrid ishte e pabesueshme. Kërkova për shumë apartamente të lira, të cilat kushtojnë rreth 300 euro në muaj dhe përfundova në një apartament që ishte një magazinë. Ishte i ftohtë në dimër dhe tmerrësisht nxehtë në verë.”

Georgina Rodriguez më vonë pranoi se jeta e saj ndryshoi pasi u takua me pesë herë fituesin e çmimit prestigjioz Topi i Artë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online