Portieri veteran Heurelio Gomez ka shtyrë kontratën me Uatford. Braziliani ishte pranë tërheqjes nga futbolli i luajtur, por sukseset e klubit dhe atomsfera e mrekullueshme që është krijuar e ka bindur të qëndrojë edhe për një vit me “Ujqërit”.
38-vjeçari numëron 156 ndeshje më Uatford në Premier Ligë. Ndeshja e fundit ishte ajo ndaj Sitit në Kupën e Anglisë, ku ”Qytetarët” triumfuan 6-0. Gardiani ka folur pas firmës së vendosur mbi kontratë.
“Mendoja se do e mbyllja, por atmosfera e krijuar në grup është shumë e veçantë. Ndihem po aq i emocionuar sa kur kam firmosur kontratën e parë. Shpresoj të ndajmë sa më shumë momente të bukura këtë vit”, u shpreh Gomez.