“Kishte mbi 4000 shqiptarë”, Marku tregon besnikërinë e tifozëve: Ikën sa mbarova unë, nuk interesonin të tjerët

Florian Marku ishte i ftuar në një intervistë ekskluzive me gazetarin Altin Sulçe në emisionin “Ora Sport” në “RTV Ora”. Kampioni i ri në IBF International tregon strategjinë e zgjedhur nga ai dhe stafi i tij për duelin me Prodanin, ndërsa më pas ndalet edhe te mbështetësit shqiptar, që kanë qenë rreth 4000 në numër.

“Boksieri tjetër e kishte mbajtur titullin për 3 vite rresht dhe më kishte nënvlerësuar mua. Në ndeshje kam mbajtur me qetësi. Nuk jam treguar shumë agresiv, pasi mbajta distancën. Plani ynë ka qenë ta mbaj në distancë. Këtë lloj loje kemi zgjedhur. Në stadium kishte shumë shqiptarë, mbi 4000 veta ishin shqiptarë, dhe i dëgjoja teksa bërtisnin. Ndeshja ka qenë e madhe sepse ka qenë titull im i parë.

Unë kam një ndeshje me 20 nëntor. Do të rri një javë pushim dhe pastaj do të vizitoj edhe familjen time, kur të vi aty. Unë nuk i kam problem mesazhet e politikanëve dhe nuk jam pjesë e ndonjë partie, i mirëpres nga të gjithë. Unë isha ndeshja e dytë e eventit. Nuk e kemi pritur aq shumë njerëz. Publiku kur mbarova unë ndeshjen u larguan më pas, nuk u interesonte kush ndeshej më vonë. Unë e kam nisur boksin në Greqi, por me kickboks. Por mua më kanë quajtur gjithmonë si boksieri dhe prandaj kam kaluar lehtë në boks“, ka deklaruar Florian Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online