VIDEO/ Rrapaj hyn nga stoli dhe shpëton Partizanin, Vllaznisë i ikën nga duart fitorja në minutat e fundit

LIVE, Partizani-Vllaznia 1-1 Rrapaj 88’/ Da Silva 4′

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e sotme mes Partizanit dhe Vllaznisë në “Elbasan Arena”. Përballja e sotme dhuroi spektakël të vërtetë për të gjithë tifozët, të cilët nuk u zhgënjyen nga loja e zhvilluar. Vllaznia e nis vrullshëm duelin dhe Latifi tregon që në minutat e para se çfarë është i aftë të bëjë. Pasi argëtohet në zonë me mbrojtësat rivalë, jep një asist të mbresëlënës me të jashtmen për Da Silvën, i cili tund rrjetën e Partizanit që në minutën e 4-t.

Të dyja skuadrat kanë qenë në kërkim të golit për pjesën e mbetur të takimit, shkodranët për të gjetur qetësinë, ndërsa të kuqtë për të tentuar përmbysjen. Rezultati ka vijuar të mbetet i pandryshuar deri në minutën e 88, atëherë kur me një goditje mjaft të bukur Rrapaj vendos baraspeshën. I futur në lojë nga stoli, Rrapaj arrin të shpëtojë kryeqytetasit. Vllaznisë i ikën kështu fitorja nga duart vetëm në minutat e fundit të ndeshjes dhe i duhet të mjaftohet me vetëm 1 pikë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Partizani: Hoxha, Gligorov, Belica, Shehi, Musta, Kaçe, Marku, Mala, Cara, Kardozo, Xhunior

Vllaznia: Zogoviç, Hakaj, Adili, Gurishta, Kruja, Jonuzi, Krymi, Heriç, Latifi, Da Silva, Aralica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online