I iku nga duart fitorja në momentet e fundit, Brdariç: Të dhemb kur pëson në minutën e 88

Kryesfida e javës së tretë të Abissnet Superiores mes Partizanit dhe Vllaznisë u mbyll në paqe. Ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Vllaznia shënoi që në minutën e 4-t të takimit, por pak para fundit të kohës së rregullt, Rrapaj i heq nga dora 3 pikët kuqebluve. Pas ndeshjes, trajneri Tomas Brdariç ka folur për mikrofonin e “Supersport”, ku shprehet se ai gol në minutën e 88 të dhemb.

“Të dhemb kur pëson në minutën e 88-të. Duhet të jemi më të zgjuar në disa fraksione të lojës, është e papranueshme që lamë hapësira dhe nuk luajtëm në mënyrë të zgjuar. Partizani është skuadër e mirë, dhe kur luan kundër tyre duhet të japësh maksimumin. Partizani është një skuadër që nuk të lë shumë mundësi. Ndoshta duhet të ishim më të saktë në kundërsulmet tona, në mënyrën sesi i nisnim.

Kur futen lojtarët e freskët, duhet të bëjnë një paraqitje më të mirë. Duhet të bënim më shumë presing dhe të mos mbylleshim mbrapa siç bëmë. Në përgjithësi, mendoj se ishte ndeshje e barabartë, jam i qetë. Kishte dhe gjëra që nuk shkuan siç duhet, por gjërat kështu shkuan dhe duhet t’i pranojmë”, ka deklaruar Tomas Brdariç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online