Grumbullohen talente nga Anglia, Dede: Kemi elementë shumë cilësorë

0

Trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede ka grumbulluar 22 futbollistë në skuadrën e tij dhe vetë trajneri pranoi se do të studiohen shumë elemente në të gjitha shtetet e Europës. Gjithashtu, tekniku tha se interes të madh do të kenë edhe lojtarët që luajnë në Shqipëri e Maqedoni. Mes të tjerash, numri një i pankinës së kuqezinjve U-19 tha:

STRATEGJIA – “Është strategjia e re që është ndërtuar. Do mundohemi të vëzhgojmë çdo lojtar  shqiptar nga çdo shtet. Një ndër arsyet kryesore të këtij grumbullimi janë disa lojtarë nga Anglia, që militojnë në klube të mira dhe shpresojmë të gjejmë elementë kryesorë që realisht vlejnë mbi të gjitha për perspektivën e  kombëtares A, sepse të gjitha ekipet zinxhirë të moshave janë në funksion të saj”.

ELEMENTET SHQIPTARË – “Çdo element ta seleksionojmë dhe të jetë në vëmendjen tonë maksimale. Deri në mes të muajit mars çdo gjë do të ketë përfunduar. Ideja e zyrës tonë përkatëse që ne dhe varemi është të kemi një kombëtare A për çdo moshë përkatëse, por edhe një kombëtare B për lojtarët që luajnë në kampionatit shqiptar apo  shqiptarët që luajnë në kampionatin maqedonas dhe lojtarët si rasti i tanishëm për lojtarët që duan të vëzhgohen nga ne por në pamundësi për të shkuar pasi janë elementë të shpërndarë në Evropë dhe nuk mund t’i ndjekim të gjithë një nga një”.

KOMBËTARJA A – “Shpresojmë që edhe me prurjet e fundit deri në mars do të bëjmë një ekip shumë solid dhe mbi të gjitha të kemi elementë vërtetë të talentuar që shumë shpejt të jenë pjesë e kombëtares U-21 dhe kombëtares tonë A”, përfundoi Dede.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.