Kielini: Edukim dhe sa më pak urrejtje, Bufonit ia kisha zili këtë cilësi

Largimi i Bufon te PSG pas një jete më Juventusin, bëri që kapiteni i ri i bardhezinjve të zgjidhej Xhorxho Kielini. 34-vjeçari i është rikthyer dhe njëherë parullave të turpshme të tifozëve të Fiorentinës, që kishin të bënin me vdekjen e 39 tifozëve juventinë në tragjedinë e “Heysel” dhe Shirean, ish-mbrojtësin e famshëm të Juves.

Kielini ndalet dhe te dy ish-kapitenët e tij: Xhixhi Bufon dhe Aleks Del Piero. Ka luajtur, festuar, vuajtur me të dy dhe nuk mund të mos ketë përveçse elozhe për dyshen e famshme të Juventusit.

Futbolli është një valvul shpërthyese. Shpresojmë që gradualisht të arrihet edukimi i tifozllëkut sportiv dhe jo urrejtja kundër të tjerëve. Ato shkrime nuk janë kundër një personi, janë shkrime kundër klubit. Krahasimi me Shirean më bën krenar, por ka lidhje me vlerat që tentojmë të realizojmë, më shumë se me stilin e lojës.”

Bufon? Kam ndarë gjithçka me Xhixhin, ia kam zili aftësinë për të prekur kordat e duhura në ato momente të sezonit, kur kapiteni duhet të forcojë grupin. Xhixhi ia arrinte të futej brenda të gjithëve. Del Piero? Më ka pritur në Torino, kur isha 21 vjeç. Në muajt e parë ndihesha i papërshtatshëm midis shumë kampionëve, por Aleks është përpjekur gjithmonë të më bëjë të ndihesha pjesë e grupit”, përfundon Xhorxho Kielini, kapiteni i Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *