Khabib: McGregor duhet ta meritojë shansin e dytë, ja si e mund Poirier

Kampioni i peshave të lehta të “UFC”-së, Khabib Nurmagomedov do të rikthehet në oktagon këtë shtator në eventin “UFC 243” që do të zhvillohet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dabi.

Në një intervistë për medien angleze “BT Sports”, 30-vjeçari flet pezullimin disa mujor që mori nga komisioni atletik i Nevadës, duelin e ardhshëm me Dustin Poirier dhe trashëgiminë që ai synon të lërë në këtë sport.

“Ajo që ndodhi në Las Vegas i përket së kaluarës. U mërzita shumë për dënimin që më dhanë. Mua më gjobitën 10-fishin e gjobës së McGregor. Nuk do të ndeshem më kurrë në Las Vegas, do të shkoj të shikoj, por kurrë s’do ndeshem më ty”.

PËRSËRITJE E DUELIT ME MCGREGOR ? – “Po, por ai duhet ta meritojë këtë. Për momentin nuk e shoh si opsion. Nuk është çështje parash”.

UFC 242 NË ABU DABI – “Po më pëlqen që do të ndeshem në Abu Dabi, pasi shumë miqtë e mi nga Rusia dhe ish-shtete të Bashkimit Sovjetik, Europa dhe vendet arabe mund të më vijnë të më shikojnë. Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend shumë i sigurt, shkoj aty shpesh me pushime me familjen time”.

KUNDËRSHTARIN DUSTIN POIRER – “Është një kundërshtar i mirë, por e di si do ta mund. Ai ka qejf të luftojë sipër ka një stil boksieri, por nuk kam ndërmend të bëj boks me të. Do e rrëzoj dhe dueli do kthehet në mundje, ku është pika ime më  e fortë. Do lodhet si shumë të tjerë e më pas do dorëzohet”.

TRASHËGIMIA NË SPORT – “Nuk dua të mbahem mend thjesht si një kampion i peshave të lehta, por si kampioni më i madh në histori në këtë divizion. Titulli kampion i peshave të lehta është mbrojtur deri në tri herë, unë dua ta mbroj të paktën tri herë. Dua të mund Poirer, Ferguson ose Georges St-Pierre nëse ai do t’i rikthehet sportit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online