“Këtu nuk kalohet”! Diga e frikshme e Francës, nuk njohin asnjë humbje të vetme me dyshen Kante-Pogba

Franca i ka përmbushur pritshmëritë e favorites për të fituar Europianin në ndeshjen e parë kundër Gjermanisë. Djemtë e Deshamp kanë fituar në shifrat 1-0 falë autogolit të Humels. Mbrojtja ishte në lartësinë e duhur për të ndalur sulmet e rivalëve, ndërsa edhe në majën e sulmit ka shkëlqyer me performancën e tij Mbape.

Por çelësi i vërtet i suksesit ishte mesfusha. Paul Pogba dhe Ngolo Kante janë një digë e pathyeshme që të impresionojnë me lojën e tyre. Të dy këta futbollistë janë dalluar për lehtësinë sesi thyejnë aksionet e kundërshtarëve dhe energjinë për të tërhequr përpara Francën, pavarësisht lojtarëve që kanë përpara tyre.

Statistika tregon se në të gjitha ndeshjet kur Franca ka luajtur me Pogba dhe Kante, rreth 28 ndeshje, nuk ka pësuar asnjë humbje të vetme. Me ta në fushën e lojës kjo Kombëtare numëron 22 fitore dhe 6 barazime. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online