Këshilla e ish-trajnerit: Mos e riktheni Nejmarin, nuk është lojtar skuadre!

Zërat e një rikthimi të Nejmar te Barcelona po qarkullojnë prej kohësh. Ka nga ata që i ekzalton një gjë e tillë, por ka dhe të tjerë që janë kundër kësaj lëvizje. Një prej këtyre të fundit është dhe Luis Van Gal.

Trajneri holandez, i cili ka drejtuar Barcelonën në dy periudha të ndryshme (1997-2000 dhe 2002-2003), është kundër rikthimit të brazilianit në ekipin katalanas dhe e argumenton në këtë mënyrë mendimin e tij për “Beteve”.

Mendoj se nuk do të ishte një gjë e mirë rikthimi i Nejmarit te Barcelona, por ky është thjeshtë mendimi im. Braziliani është shumë individualist dhe i fokusuar te vetja e tij, prandaj mendoj se Barcelona duhet të jetë vigjilente dhe të mendohet mirë përpara se të vendosë për ta rikthyer. Nejmar është akoma një futbollist i ri dhe mund të vazhdojë të rritet e përmirësohet. Ai duhet të mësojë të jetë një lojtar skuadre“, përfundon 67-vjeçari holandez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online