Kërnaja: Këtë javë formatohet renditja reale në grup

Skuadra e Tërbunit këtë fundjavë ka një mundësi për të marrë kreun e renditjes në Grupin A. Pukjanët pozicionohen në vendin e 3-të me 34 pikë, 1 pikë më pak se Luzi 2008 e Partizani B, që kryesojnë me nga 35 pikë. Duke qenë se nuk i kanë luajtur të gjitha ndeshjet për shkak të kalendarit, Tërbuni ka dy ndeshje më pak.

Trajneri Oltion Kërnaja, për SportEkspres.com, deklaron se pukjanët kanë mundësinë të marrin kryesimin dhe në këtë mënyrë do të formatohet edhe renditja reale në grupin A të Kategorisë së Dytë.

“Ne jemi dy ndeshje më pak se dy kryesuesit e grupit tonë dhe fitorja ndaj Adës na afron më shumë me Luzin e Partizanin B. Tani të gjitha skuadrat janë bërë të vështira, sepse e kemi kaluar gjysmën e sezonit dhe është periudha kur edhe ekipet bëjnë çmos për të realizuar objektivat e tyre. Këtë javë fillon të formatohet renditja reale në grupin tonë”, u shpreh shkurtimisht Kërnaja.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *