Kërkiç dhe hija e përhershme e “pleshtit”: Në Itali prisnin të isha Mesi i ri

Bojan Kërkiç është zhdukur prej vitesh nga arena e klubeve elitare. Dikur ai konsiderohej si e ardhmja e futbollit spanjoll, dhe madje, kishte nga ata që e vlerësonin si pasuesin e Lionel Mesit te Barcelona. Kjo nuk ishte krejt palogjikshme, pasi shtatshkurtri  kishte shënuar 850 gola me ekipet e zinxhir të Barcelonës, duke thyer kështu rekordet e vendosura nga argjentinasi Mesi, katër vite më i madh.

Tanimë, 28-vjeç, Kërkiç luan në divizionin e dytë anglez me Stouk  Sitin, skuadër ku ka gjetur qetësinë që i mungonte prej kohësh. Në një intervistë për “BBC”, futbollisti serbo-spanjoll ka rrëfyer se sa të vështirë e ka pasur të përballojë krahasimet që mediet e tifozët i bënin me Leo Mesin.

EKSPERIENCA ANGLEZE – “Këtu në Angli, ndihem më i respektuar se sa në Spanjë. Mentaliteti këtu është ndryshe. Në Spanjë dhe Itali, kur fiton je më i mirë dhe të gjithë duan të të takojnë mbas përfundimit të ndeshjes, por kur humb të presin me gjithë inat. Kjo më ka ndodhur njëherë me Romën, ku dhjetëra tifozë erdhën në qendrën stërvitore.  Kishim humbur një ndeshje dhe më pas kishim derbin me Lacion. Na thanë me një ton shumë kërcënues: “Humbja e djeshme mund të pranohet, por në ndeshjen tjetër s’ka justifikime nëse nuk fitoni”.

PRESIONI I KRAHASIMEVE ME MESIN – “Ishte diçka që nuk e kisha në dorën time. Unë i di cilësitë e mija dhe e di se nuk jam Mesi, jam Bojan. Nuk ishte aspak e lehtë. Mesi shpesh shënon tre gola për ndeshje, nëse ti shënon vetëm një, nuk je i mirë. Te Roma dhe Milani nuk prisnin që të isha një lojtari i mirë e të ndihmojë skuadrën, atje tifozët prisni që të isha Mesi i tyre dhe kjo gjë nuk më ndihmoi”, përfundoi Kërkiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *