Monako gjendet në një pozitë të vështirë në kampionat, ndërsa Tieri Henri kërkon përforcime të tjera. Trajneri francez ka një dëshirë për mesfushën dhe ai është Maroune Felaini.
Siç raporton “RMC”, Henri i ka kërkuar drejtuesve të klubit të gjejnë akordin për të transferuar mesfushorin belg në Principatë. Felaini ka pësuar një dëmtim së fundmi dhe do të qëndrojë 4 javë pushim, por, pavarësisht këtij fakti, Monako është gati të arrijë marrëveshjen me Mançester Junajtid.
31-vjeçarit i përfundon kontrata me “Djajtë e Kuq” në verën e vitit 2020 dhe ai nuk bën më pjesë në planet e Ole Gunar Solskjaer.