“Kemi nevojë për ju!”, Partizani paguan dhe lëshon kushtrimin

Vjen edhe zyrtarizimi. Partizani ka vendosur të paguajë gjobën në FSHF dhe të luajë me tifozë kundër Teutës. Klubi i kuq duhet të derdhë shumën e 5 milionë lekëve dhe në këtë mënyrë do të shlyhet gjysma e dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës pas ndeshjes me Flamurtarin.

“Klubi njofton se ka vendosur të shlyejë financiarisht gjysmën e dënimit të dhënë nga komisioni i disiplinës dhe të rikthejë publikun në stadium për takimin e ditës së diel ndaj Teutës. Skuadra ka nevojë për lojtarin e 12-të, të dhurojmë mbështetje masive, atmosferë festive si e ka traditë vetëm familja e kuqe”, njofton klubi i Partizanit.

Ndeshja me Teutën zhvillohet të dielën prej orës 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Të kuqtë renditen në vendin e parë, të diferencuar me gjashtë pikë nga Kukësi i vendit të dytë. Skuadra e Gegës synon vetëm fitoren kundër durrsakëve dhe është shumë e rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *