Kelmendi i jep shpresë Flamurtarit, barazim spektakolar në Gjilan

Një gol i Shend Kelmendit në min e 55’ i ka dhënë tre pikë të arta ekipit të Flamurtarit. Kuqezinjtë nga Prishtina mposhtën në shtëpi Lirinë e Prizrenit në një duel direkt për mbijetesë.

Ky trepikësh, që mungonte prej 18 shkurtit në fitoren e derbit përballë Prishtinës, e ngjit Flamurtarin në vendin e nëntë me 32 pikë dhe shpresat për të qëndruar në kategori janë rritur shumë. Liria mbetet e parafundit dhe është katër pikë larg zonës “play-out”.

Drita dhe Drenica u ndanë në një barazim spektakolar 2-2. Liberiani Andrews shënoi dy herë në pjesën e parë për Drenicën, ndërsa vendasit reaguan në pjesën e dytë. Betim Haxhimusa shkurtoi rezultatin 15 minuta përpara fundit, ndërsa Fidan Gërbeshi shmangu humbjen me golin e shënuar në minutën e pestë shtesë.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 28

Drita-Drenica 2-2
Shënues: Haxhimusa 75’, Gërbeshi (pen) 90+5′ / Andreus 12’, 42’

Flamurtari-Liria 1-0
Shënues: Kelmendi 55’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *