Keçi: Erzeni ekip Superioreje, me Dinamon për tri pikët

Vllaznia kryeson bindshëm grupin A të Kategorisë së Parë, por në Shijak ëndërrojnë sërish. Ua lejon vetëm matematika, pasi praktikisht shkodranët janë me një këmbë në Superiore. Sekretari i FK Erzeni, Altin Keçi, për SportEkspres.com deklaron:

“Ne e vazhdojmë garën me seriozitet, edhe pse nga Vllaznia e vendit të parë jemi 14 pikë larg. Matematika na mban në lojë dhe në çdo ndeshje Erzeni do të luftojë të marrë maksimumin. Nuk do jemi pjesë e aleancave që mund të shfaqen në këtë situatë të kampionatit. Ky Erzen është skuadër për Superiore”.

Për ndeshjen e javës së 22-të me Dinamon, Keçi deklaron se shkojnë vetëm për të marrë tri pikët: “Natyrisht që Dinamo është skuadër e fortë dhe e denjë në Kategorinë e Parë, por ne përfaqësojmë Erzenin dhe do shkojmë në këtë përballje vetëm për të marrë tri pikët. Skuadra shkon me besimin se i ka të gjitha mundësitë për t’ia dalë me sukses”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *