“Ke karrierë të shkurtër”! Olsi Rama kapet edhe me Alban Xhaferin: Fati jot që fitoi njëherë Vllaznia me Partizanin nga balta…

Olsi Rama ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” ku ka folur edhe për rivalitetin e Vllaznisë me Partizanin. Të dyja këto ekipe janë duke konkurruar për titullin kampion, ndërsa si për të ndezur më shumë polemikat ka menduar drejtori i të kuqëve. Ky i fundit ka nisur që të kapet me sponsorin e Vllaznisë, Xhaferin, duke thënë se kishte fatin që të shihte një fitore të shkodranëve ndaj Partizanit për shkakun e baltës.

“Karriera e Xhaferit është e shkurtër. Ka pasur fatin që të shikojë një fitore të Vllaznisë ndaj Partizanit. Kishte fatin nga balta në “Elbasan Arena”, ku topi nuk donte të shkonte në rrjetë. Vllaznia është gjëja e bukur e këtij kampionati. Unë e them gjithmonë, me lojë të këndshme dhe ndonjëherë me fat, por është ai fati që e kanë kërkuar deri në fund”, u shpreh Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online