“Çfarë do thonë po fituam në Laç”? Rama i kthen përgjigje kurbinasve: Mungesë respekti para sfidës

Gara në krye të klasifikimit është mjaft e fortë, ku Vllaznia dhe Partizani mbajnë vendin e parë me 53 pikë, e ndjekur nga Teuta me 52 pikë. Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH Sport”, ku foli për ndeshjen e ardhshme ndaj Laçit, e cila është mjaft kritike në këtë fazë të kampionatit. Olsi Rama ka analizuar skuadrën e Laçit, ku sipas tij morali i tyre është mjaft i rënduar pas humbjes në Kupë. Gjithashtu, Rama u ndal edhe te ajo deklaratë e befasishme e kurbinasve, duke i kthyer përgjigje thumbave të kundërshtarit.

“Laçin e shikoj që është në vështirësi. Pas ndeshjes së Kupës, pas një bisede shpreha mendimin tim që do e kalonte një periudhë të vështirë. Po fluturonin me entuziazmin. Në Kupë u dominuan nga Partizani në çdo drejtim.

Nuabueze? Me një gjykim korrekt, jam i bindur se nuk duhet të luante në këtë kampionat, nuk e di se çfarë duhet të bëjë më shumë. Ajo që bëri në ndeshsen me Bylisin, meritonte dënimin më të madh. Në një farë mënyre, janë autogola që klubet u bëjnë vetes së tyre. Pas këtij moment, janë shtuar dhe rastet e tjera. Duhet të tregohemi të prerë për dhunën në futboll.

Deklarata e Laçit? Çfarë do të thonë nëse Partizani fiton në Laç. Kemi fituar me meritë në tri ndeshjet e fundit. Në profesion unë jam arkitekt. Edhe presidenti nuk ka lidhje me pikturën, kështu që… Kjo është një mungesë respekti para sfidës, ata po mundohen të motivojnë lojtarët e tyre. Shpresojmë të fitojmë”, ka deklaruar Olsi Rama./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online