Ekskluzive/ “Do i kenë premiot deri në fund”! Xhaferi flet për lojtarët e Vllaznisë: Nuk i bëjmë publike, e morën edhe me Apoloninë

Vllaznia është rikthyer te rezultatet pozitive teksa shkodranët kanë marrë fitoren e tretë radhazi, duke përfshirë edhe triumfin e Kupës kundër Laçit. Pas arritjes në finalen e Kupës së Shqipërisë erdhi fitorja e thellë në shifrat 0-6 kundër Apolonisë. Besimi te futbollistët e drejtuar nga Brdaric është ngritur së tepërmi, ndërsa janë duke kryesuar aktualisht Superioren së bashku me Partizanin.

Po a do të ketë premio deri në fund për futbollistët e Vllaznisë në mënyrë që të dalin kampion, për një motiv shtesë për lojtarët, duke ditur se kemi mbërritur në javët finale? Për këtë arsye “Sport Ekspres” ka kontaktuar me sponsorin Alban Xhaferi që shprehet: “Ekipi ka marrë premio si përshembull ndaj Apolonisë 10 mijë euro, por nuk i kemi bërë publike. Mjafton që djemtë janë të motivuar dhe kanë rezultat, pastaj premiot do t’i kenë deri në fund”, tha Xhaferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online