Kategoria Superiore është kthyer në tregun e preferuar të Turqisë, Jasir Asani kërkohet nga klubi turk

Kategoria Superiore është kthyer në tregun e preferuar të Turqisë. Vitet e fundit numri i lojtrëve shqiptarë që transferohen në kampionatin turk është rritur ndjeshëm. Ky kampionat shihet si rruga e duhur për të hedhur hapin e parë drejt një karriere të suksesshme jashtë Shqipërisë.

Së fundmi emri i radhës që lakohet për një transferim në Ligën e Parë turke është Jasir Asani. Futbollisti i Partizanit ka lënë pas një sezon mjaft pozitiv në aspektin individual, ku dhënë një kontribut të madh për të kuqtë me golat dhe asistet e tij.

Statistikat dhe paraqitjet e mira në fushë kanë rënë edhe në sytë e Ankara Keçiorenguçusë. “ABC News” raporton se klubi nga kryeqyteti i Turqisë është vënë pas Asanit, të cilin dëshiron ta marrë me parametra 0 këtë verë, duke shtuar cilësinë në ekip për të synuar ngjitjen në elitë sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online