VIDEO/ Një sezon që nuk do e besonte askush! Vllaznia  e mbyll me trofe, Kupa e Shqipërisë shkon në Shkodër

LIVE, Vllaznia-Skënderbeu 1-0 Da Silva 40′

Mbrëmjen e sotme është luajtur në “Air Albania“ finalja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Kupa këtë herë shkon në Shkodër, teksa kuqeblutë kanë mposhtur juglindorët me rezultatin minimal 1-0. Goli erdhi në minutën e 40, atëherë kur Da Silva tund rrjetën kundërshtare dhe e dërgon kështu Kupën e Shqipërisë në Shkodër.

Vllaznia e kurorëzon me trofe një sezon fantastik, të cilin në fillim nuk do e besonte askush se do të rridhte në këtë mënyrë për kuqeblutë. Shkodranët shkuan nga play out-i në pretendent deri në minutat e fundit për titullin në kampion të Superiores, të cilin e humbi vetëm prej golavarazhit, si dhe sot bëjnë të tyren trofeun e Kupës së Shqipërisë. Në krahun tjetër mbërritja deri në finale mund të konsiderohet si një sukses për Skënderbeun, që me ardhjen e Memellit në krye të pankinës duket sikur ka rilindur përsëri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Da Silva, Kruja, Dilaver.

Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Duonfor, Vitia, Sadriu, Zguro Taipi, Zhan Vikor, Vangjeli, Mara, Mensah

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online