VIDEO/ Shqiponja dykrenare me motive gjeografike, FSHF prezanton fanellat e reja të Kombëtares kuqezi

Kombëtarja shqiptare vjen me risi. FSHF ka prezantuar ditën e sotme fanellat e reja të kuqezinjve. Ngjyrat tradicionale dhe simbolet kombëtare janë ruajtur edhe këtë herë. Pjesa e përparme do të ketë të dizajnuar shqiponjë dykrenare e cila do të përmbajë motive gjeogravike. Logoja do të jetë e realizuar me silicon, si dhe në brendësi të fanellës do të jetë e shkruar shprehja e njohur e Naim Frashërit: “Ti Shqipëri më jep nder“.

“Bluzat e reja sjellin një motiv të ri grafik me Shqiponjën dykrenare të stilizuar me motive gjeografike duke sjellë kështu një imazh modern dhe besnik të traditës në të njëjtën kohë. Bluza e re është e pasuruar me detaje teknologjike si logo e realizuar në silikon dhe shkrimin “Ti Shqipëri më jep nder” në një pozicionim të ri në brendësi. Ngjyrat e bluzave janë të njëjtat duke ruajtur ngjyrën e kuqe si bluzën përfaqësuese, e bardha si bluza e ndeshjeve jashtë dhe e zeza si ngjyrë alternative“, shkruan FSHF në faqen e vetë zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online