Kategoria e Parë “ndez motorët”, plani i javës së parë

Kategoria e Parë nis këtë fundjavë dhe gjithçka nis nga Shkodra, ku Vllaznia do të presë Korabin. Një takim i cili nis prej orës 16:00, orar në të cilin do të zhvillohen të gjitha takimet.  Sigurisht skuadra e hasan Likës ka vetëm një objektiv, tre pikët.

Një ditë më pas, të dielën, në grupin A zhvillohen disa takime interesante, ku spikat Besëlidhja-Burreli. Në Shijak Erzeni pret Ilirinë, kurse Shënkolli Vorën e ngjitur në Kategorinë e Parë. Dinamo-Veleçiku është një tjetër takim i javës së parë në këtë grup.


GRUPI A
E shtunë, më 8 shtator, ora 16:00

Vllaznia -Korabi
E diel, më 9 shtator, ora 16:00
Dinamo-Veleçiku
Erzeni-Iliria
Besëlidhja-Burreli
Shënkolli-Vora


Mjaft interesant grupi B, ku lufta për t’u ngjitur në Superiore do të jetë mjaft e fortë. Janë disa ekipet që pretendojnë, por duhet të kalojnë disa javë për të parë se cilët do të jenë skuadrat që realisht kanë kapacitetin për të luftuar për elitën.

Bylisi e nis kampionatin me një transfertë kundër Egnatias, kurse Apolonia udhëton drejt Cërrikut, aty ku do të përballet me Turbinën. Në Berat Tomori pret Lushnjën, ndërkohë që Pogradeci-Besa është një takim mjaft interesant. Oriku dhe Elbasani, rivalë vjet në të Dytën, e nisin kampionatin duke u përballur mes tyre.


GRUPI B
E diel, më 9 shtator, ora 16:00
Tomori-Lushnja
Pogradeci- Besa
Turbina-Apolonia
Oriku- Elbasani
Egnatia-Bylis


 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online