I vodhën traktorin, klubi anglez kërkon ndihmën e tifozëve!

Salford Siti është ekipi i një qyteze të vogël, që ndodhet afër Mançesterit. Ekipi konkurron në kategorinë e pestë angleze dhe ka bërë mirë në katër vitet e fundit, duke kaluar tre kategori më sipër.

Pronarët e Salfordit janë të famshëm me 50% të aksioneve që zotërohen nga mandati nga Singapori, Piter Lim, i cili është në krye të Valencias, ndërsa pjesa tjetër e aksioneve zotërohen nga ish-lojtarë të Mançester Junajtid si: Vëllezërit Nejvill, Pol Skolls, Niki Bat dhe Rajan Gigs.

Klubit i ka ndodhur diçka e papritur dhe ata kanë vendosur të kërkojnë ndihmën e tifozëve. Dikush ka vjedhur traktorin e klubit, që shërben për t’u kujdesur për barin dhe për të mirëmbajtur fushën e blertë të stadiumit, që ka një kapacitet prej 5 mijë vendesh, dhe Salford ka denoncuar ngjarjen në rrjetet sociale, duke dhënë të gjitha karakteristikat e traktorit të zhdukur nga targa dhe numri i shasisë.

Pronarëve nuk iu kushton asgjë për të blerë një tjetër, por mesa duket ai ka pasur një rëndësi të veçantë për klubin, që kërkon të gjejë hajdutin dhe të marrë atë mbrapsht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online