Kategoria e Parë “ndez motorët”, ja plani i fundjavës

Të shtunën dhe të dielën zbresin në fushë ekipet e Kategorisë së Parë. Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar edhe programin e ndeshjeve. Kështu, ndeshjet e grupit B do të zhvillohen të gjitha të shtunën dhe kemi përballje interesante. Bylisi kryesues kërkon maksimumin e pikëve kundër Egnatias në shtëpi, kurse Oriku-Lushnja është më shumë për prestigj.

Besa këtë javë është pushim. Betejat për mbijetesën janë mjaft interesante dhe Turbina e Elbasani, dy ekipet e fundit, luajnë në shtëpi me ekipe si Apolonia e Tomori. Pogradeci është skuadra që këtë javë duhet të pushojë. Të shtunën luhet edhe një nga takimet e grupi A, Dinamo-Korabi.

Të dielën luhen tre takime, ku spikat Vllaznia-Besëlidhja. Agim Canaj është ulur në stolin e kuqebluvë, që janë shumë pranë sigurimit të Superiores. Erzeni dhe Veleçiku janë pushim këtë javë. Përballje të forta për mbijetesën. Vora e ka finale për Burrelin, kurse Iliria do tre pikë qetësie kundër Shënkollit.

KATEGORIA E PARË – JAVA 21

GRUPI A  | Play-off
E shtunë, më 30 mars 2019, ora 15:00
Dinamo-Korabi

E diel, më 31 mars 2019, ora 15:00
Vllaznia-Besëlidhja

GRUPI A | Play-out
E diel, më 31 mars 2019, ora 15:00
Vora-Burreli
Iliria-Shënkolli

GRUPI B | Play-off
E shtunë, më 30 mars 2019, ora 15:00
Bylis-Egnatia
Oriku-Lushnja

GRUPI B | Play-out
E shtunë, më 30 mars 2019, ora 15:00
Turbina-Apolonia
Elbasani-Tomori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *