Kategoria e Parë “mbledh” javën e 25-të, vetëm një ndeshje të dielën

0

Java e 25-të e Kategorisë së Parë është planifikuar që ndeshjet t’i luajë shumicën e ndeshje ditën e shtunë, 27 prill 2019. Përjashtim bën Dinamo-Vllaznia, që do të luhet të dielën më 28 prill në Pezë-Helmës. Gjatë kësaj jave nuk ka ndryshime të orarit të zhvillimit të ndeshjeve dhe bie në sy nisja e tyre nga ora 16:00.

Në Grupin A, në zonën Play-off, veçohet ndeshja e dy të mëdhave në futbollin shqiptar: Dinamo-Vllaznia. Me rivalitet pritet sfida e ditës së shtunë, Korabi-Erzeni. Në Play-out, Vora pret Veleçikun, në një përballje delikate për tri pikët, ndërkohë që Iliria përballet me Burrelin në Fushë-Krujë.

Në Grupin B, zona Play-off, dy transferta interesante të kryesuesve. Bylisi luan me Orikun në Orikum, kurse Besa në Lushnje. Asnjëra nga skuadrat pritëse nuk ka objektiva në këto sfida. Ndryshe është situata në zonën Play-out të këtij grupi, ku Elbasani pret Apoloninë në fushën e tij, ndërsa në Cërrik, Turbina vendase synon tre pikët ndaj Pogradecit.

AGRON KAJA

KATEGORIA E PARË-JAVA 25

Grupi A | Play-off
E shtunë, 27 prill 2019
Ora 16:00 | Korabi-Erzeni (Në Peshkopi)
E dielë, më 28 prill 2019
Ora 16:00 | Dinamo-Vllaznia (Në Pezë)
Besëlidhja pushim

Grupi A | Play-out
E shtunë, më 27 prill 2019
Ora 16:00 | Iliria-Burreli (Në Fushë-Krujë)
Ora 16:00 | Vora-Veleçiku (Në Pezë)
Shënkolli pushim

Grupi B | Play-off
E shtunë, më 27 prill 2019
Ora 16:00 | Lushnja-Besa (Në Lushnje)
Ora 16:00 | Oriku-Bylis (Në Orikum)
Egnatia pushim

Grupi B | Play-out
E shtunë, më 27 prill 2019
Ora 16:00 | Turbina-Pogradeci  (Në Cërrik)
Ora 16:00 | Elbasani-Apolonia (Në Elbasan)
Tomori pushim

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.