Kategoria e Parë mbyllet më 18 maj 2019. Të shtunën prej orës 16:00 zhvillohen përballjet e fundit dhe do të mësohen edhe skuadrat që do të shkojnë në “play-out”. Sikurse dihet, Tomori e Vora kanë rënë në Kategorinë e Dytë, kurse Vllaznia e Bylisi do të garojnë sezonin e ardhshëm në Superiore.
Shumica e ndeshjeve në fundjavë do të jenë për të respektuar kalendarin. Në Grupin A, Dinamo-Besëlidhja dhe Vllaznia-Erzeni janë përballjet në pesëshen e parë, kurse në “play-out” pritet me interes Shënkolli-Veleçiku. Lezhjanët mund të shpëtojnë direkt nëse mposhtin koplikasit. Iliria duket e shpëtuar, duke pasur parasysh që pret në shtëpi Vorën e rënë nga kategoria.
Në Grupin B Bylisi do kërkojë të festojë ngjitjen në Superiore me një fitore ndaj Besës, skuadrës me të cilën rivalizoi për kreun këtë sezon. Në Orikum vendasit presin Egnatian, kurse Lushnja e ka mbyllur kampionatin për këtë sezon. Tomori-Pogradeci në pesëshen e dytë është një shëtitje, kurse Elbasani-Turbina është vendimtare për skuadrën që do të luajë ndeshje shtesë për mbijetesën.
AGRON KAJA
KATEGORIA E PARË – JAVA 26
E shtunë, 18 maj 2019, ora 16:00
Grupi A | Play-off
Dinamo-Besëlidhja
Vllaznia-Erzeni
Korabi pushim
Grupi A | Play-out
Shënkolli-Veleçiku
Ora 16:00 | Iliria-Vora
Burreli pushim
Grupi B | Play-off
Oriku-Egnatia
Bylis-Besa
Lushnja pushim
Grupi B | Play-out
Tomori-Pogradeci
Elbasani-Turbina
Apolonia pushim