Tashmë është vendosur përfundimisht se ku do të luhet ndeshja mes Kastriotit dhe Skënderbeut. Krutanët kanë plotësuar kërkesat e lëna nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe tanimë stadiumi “Redi Maloku” është gati.
Lyerja e pjesës së jashtë të stadiumit, por edhe rrethimi me rrjetë të zezë ka përfunduar, çka do të thotë se tanimë dy skuadrat mund të zbresin të dielën dhe të përballen në fushën e blertë mes tyre. Ishte lënë afat që deri nesër të realizohet detyrat e lënë.
Kastrioti-Skënderbeu zhvillohet të dielën prej orës 16:45 dhe transmetohet në “Supersport”. Të dyja skuadrat e kanë nisur kampionatin me fitore, madje përmes golave të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Krutanët mposhtën Luftëtarin në transfertë, kurse korçarët Partizanin në shtëpi.