Kastrioti shkëlqen në miqësore, i shënon tre gola Turbinës

Kastrioti ka nisur pregatitjet për sezonin e ri. Krutanët kanë zgjedhur ta hapin serinë e ndeshjeve miqësore me Turbinën. Kanë qenë cërrikasit që kanë sfiduar skuadrën e Ramadan Ndreut në stadiumin e Krujës pasditen e sotme. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin e pastër 3-0.

Krutanët kanë treguar një formë shumë të mirë. Borges ka hapur sfidën në minutën e 34-t. Të kuqtë nuk janë mjaftuar me kaq, pasi në pjesën e dytë e kanë dërguar edhe dy herë të tjera topin në rrjetë me Rosajn dhe Berberin.

Një formë shumë e mirë e Kastriotit, që edhe pse kanë rënë në Kategorinë e Parë, kanë pretendimet e tyre për të qëndruar në Superiore. Kjo mund të ndodhë në rast të përjashtimit të klubeve që kanë vështirësi të thella financiare. Krutanët reklamuan pretendimet e tyre nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale para pak ditësh.

Miqësore

Kastrioti-Turbina 3-0

Borges 34′, Berberi 52′, Rosaj 77′


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *