Kastrioti nuk ndalet, prezanton edhe një qendërmbrojtës

Ersil Ymeraj u zyrtarizua sot si lojtar i Kastriotit. Shkodrani e mbylli me Kamzën dhe nënshkroi për dy vite me krutanët, por për trajnerin Elvis Plori nuk është i vetmi lajm i mirë për ditën e sotme, pasi drejtuesit kanë arritur marrëveshjen për një tjetër lojtar.

Zyrtarisht pjesë e Kastriotit do të jetë edhe mbrojtësi Dajan Shehi, I kthyer nga Hajduk Spliti te Teuta, që zotëron kartonin e mbrojtësit, elbasanasi sërish do të ndryshojë ambient. Durrsakët kanë menduar ta huazojnë sërish 21-vjeçarin dhe këtë herë në Superiore.

Te Teuta vjet Shehi luajtur vetëm tre ndeshje para se të shkonte në Kroaci, ndërkohë që në Superiore ai ka luajtur në të shkuarën edhe me Elbasanin. Kjo ka ndodhur në moshë të vogël. Mbrojtësi gjithashtu ka provuar të veshë edhe fanellën e Besës në Kategorinë e Parë. Me kavajasit hapësirat për të kanë qenë më të mëdha, teksa ka luajtur në 13 ndeshje si titullar në gjysmë sezoni, si dhe ka realizuar dy gola.

https://www.facebook.com/KSKastrioti/photos/a.1086691581447058.1073741829.1085994611516755/1743235555792654/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *