Kastrioti në lëvizje, katër emra të rinj për Devollin

Kastrioti është klubi që ka njohur më së shumti largime, ndaj edhe afrimet janë të domosdoshme në numër dhe cilësi. Drejtuesit fillimisht vendosën t’i besojnë stolin Bledar Devollit, ndërkohë që ka nënshkruar mbrojtësi i majtë Edison Ndreca.

Në takimin e djeshëm miqësor me Besën ishin disa emra të rinj që u aktivizuan për krutanët. Njëri është mesfushori i avancuar Albi Koldashi. I formuar te Tirana, kuksiani ka qenë pjesë e verilindorëve dhe më pas kaloi te Kamza.

Albi Koldashi kur ishte pjesë e Kukësit

Aty nënshkroi, por u huazua te Besa ku ka luajtur 6 ndeshje dhe vetëm dy prej tyre si titullar. Tanimë synon të qëndrojë në Superiore dhe konkretisht të mbrojë ngjyrat e Kastriotit. Po nga Kamza krutanët kanë marrë mbrojtësin e majtë Armand Rami. Edhe ky i fundit në të shkuarën ka qenë pjesë e Kukësit B.

Kleo Fejzaj është një tjetër i ri që Devolli ka pikasur për Kastriotin. Në fillim të sezonit e pati në grupin e tij të lojtarëve të Kamza. Fejzaj ka qenë pjesë e Bylisit në të shkuarën, për të kaluar më pas te Burreli. Ai ka provuar me Kamzën të debutojë në Superiore. Grupin e të rinjve e plotëson Blendi Rosaj, i marrë nga moshat e Dinamos. Ai stërvitet prej kohësh me Kastriotin dhe pret të ketë minuta në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online