Kastrioti mori maksimumin e pikëve kundër Tiranës dhe tanimë mendon për ndeshjen e radhës me Teutën. Ndërkohë që kampionati është pushim, trajner Bledar Devolli do e shohë skuadrën e tij në aksion në një ndeshje miqësore.
Krutanët do të udhëtojnë drejt Kavajës ditën e shtunë, teksa do të përballen me Besën e drejtuar nga Gugash Magani. Kjo sfidë luhet prej orës 14:00. Kavajasit, sot luajnë edhe një ndeshje miqësore me Shqipërinë U20.
Devolli do mendojë në këtë ndeshje edhe për sfidën me Teutën, teksa i duhet të vendosë se kush do të zëvendësojë kapitenin Emiljano Çela. Qendërmbrojtësi është i pezulluar me kartonë dhe me shumë mundësi Dajan Shehi do e zëvendësojë.