Kastrioti-Laçi: nga humbja tenistike, te dy të “mbijetuarit”

Për herë të fundit janë përballur në vitin 2014 dhe ishte ndeshja e parafundit e sezonit. Mes Laçit dhe Kastriotit ka qenë gjithmonë një derbi. Takimi i tyre i fundit në elitë ka përfunduar me shifra tenistike, teksa kurbinasit fitonin me rezultatin 6-0.

Nga ai takim i 4 majit kanë mbetur vetëm dy lojtarë: Taulant Sefgjini dhe Emiljano Çela. Ky i fundit asokohe vishte fanellën e bardhezinjve dhe shënonte golin e parë të takimit. Nesër do të jetë kundërshtar, mbron ngjyrat e Kastriotit.

Është një ndeshje speciale për të, pasi sukseset më të mëdha si sportist i ka pikërisht me Laçin, madje ka shkruar emrin në histori në vitin 2013, kur shënonte golin që i dha Kupën e Shqipërisë bardhezinjve. Ishte trofeu i parë i madh për klubin e financuar nga Pashk Laska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online