Kastrioti, dy emra për krahun e majtë të mbrojtjes

Kastrioti po kërkon me ngulm të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes dhe prej kohësh është shpallur si objektiv për këtë pozicion David Domgjoni, mbrojtësi prizrenas, i cili ka qenë pjesë e Tiranës dhe vjet u aktivizua në Kosovë me Lirinë e drejtuar prej Bledi Shkëmbi.

Më nisjen e përgatitjeve u prit që Domgjoni të vihej nën urdhrat e Elvis Plorit, por nuk ka ndodhur diçka e tillë. Krutanët kanë kërkuar zgjidhje të tjera dhe në miqësoren me Kukësin ishte i pranishëm malazezi Nikola Stijepoviç, kampion në Mal të Zi me Sutjeskën.

Stafi teknik e vëzhgoi nga afër dhe me shumë mundësi pritet të nënshkruajë gjatë kësaj jave. Futbollisti 24-vjeçar është aktivizuar në 14 takime me malazezët dhe tani kërkon të nisë një eksperiencë të re në Superiore. Por jo vetëm Stijepoviç kërkon t’i mbushë mendjen Elvis Plorit, pasi edhe Klajdi Broshka, i cili u largua nga Apolonia këtë verë, do të shihet me kujdes këto ditë dhe më pas do të vendoset për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online