Çanit i treguan derën, çfarë do të bëjë sulmuesi?

Çështja më e nxehtë e Partizanit për momentin lidhet me sulmuesin Edgar Çani. Drejtuesit e klubit dhe stafi teknik nuk e duan në skuadër dhe kjo është e qartë tashmë. Faza përgatitore në Ohër bindi dhe trajnerin Skënder Gega, mbase, se futbollisti nuk është aty ku duhet. Pa harruar dhe afrimin e fundit të Partizanit, Stefan Nikoliç, i cili vjen me epitetin e “titullarit”.

Lëvizja e parë që hapi “luftën” ishte nxjerrja jashtë nga lista e Europa Leagues. “Je jashtë listës, nuk do të jesh për ndeshjet e Europës”, – i thanë drejtuesit e klubit. Pala e lojtarit pretendon se shtatlartit nuk iu sqarua asgjë dhe nuk iu tha asnjë arsye. Thjeshtë u mor vendimi në lidhje me lënien e tij jashtë ekipit dhe aq.

Çani ka kontratën e tij dhe për sezonin e ardhshëm. Ai nuk dëshiron të largohet nga Partizani, pasi nuk ka dhe shumë mundësi. Një sezon pa minuta në Superiore është shumë e tepërt për një sulmues si Çani që vjen dhe pas një dëmtimi të gjatë. Në kushte të tilla, largimi shihet si një opsion i largët, por do të jetë një luftë e vërtetë me klubin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online