Edon Hasani, nga Irani në … Arabi?

Mesfushori shkodran u rikthye verën e shkuar te Vllaznia, por nuk qëndroi shumë, pasi në janar pati një ofertë nga iranianët e Sepahan, klub me të cilin e arriti objektivin mbijetesë. Pas përfundimit të kampionatit shpalli “divorcin” dhe momentalisht po shijon pushimet në Shqipëri.

Një çështje më vete është se ku do ta vijojë karrierën dhe propozimet nuk është se i kanë munguar nga klube të ndryshme. “Sport Ekspres” mëson se mesfushorit i është sugjeruar të vijojë karrierën në Arabi dhe normalisht që ai pret oferta konkrete për të vendosur më pas.

Dëshira e Hasanit është që të vijojë të luajë jashtë vendit. Në Shqipëri ai ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kukësit, përveç Vllaznisë ku është formuar si lojtar. Në të shkuarën ka provuar të aktivizohet me Liteks Loveç në Hungari dhe me Çeahlul dhe Poli Timishoara në Rumani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online