Antonio Kasano është pa ekip që prej janarit të vitit të kaluar. Por, edhe pse një vit e gjysmë pa luajtur futboll profesionist, Kasano i ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në futboll, madje 36- vjeçari pretendon të rikthehet në Serie A.
Në një intervistë për një medie në Itali. Kasano the se do t’i pëlqente të luante me skuadrën e Bolonjës, ku trajneri është miku i tij i vjetër Filipo Inzagi.
“Do më pëlqente të luaja për Bolonjës. Është një klub dhe qytet fantastik. Te Bolonja kanë ringjallur karrierën shumë lojtarë të vjetër në moshë si Roberto Baxho, Bepe Sinjori dhe Marko Di Vaio. Tani dua të luaj futboll vetëm për pasion, nuk është çështje parash, sepse po të ishte aty puna, tani do të kisha pranuar menjëherë një ofertë nga Kina. Të shohim çdo të ndodhë. Jam stërvitur rregullisht kohët e fundit dhe kam humbur 10 kilogramë”, përfundoi Kasano.